Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes me SHBA-në
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani është afër një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara lidhur me konfliktin dhe tensionet mes dy vendeve, ndërsa edhe Teherani ka sinjalizuar progres në negociatat e javës së fundit. Në një intervistë për CBS News, Trump tha se ka parë një draft-marrëveshje me Iranin, por shmangu detaje të mëtejshme. “Nuk e di ende nëse është mjaftueshëm e mirë. Do të firmos vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam”, deklaroi ai, duke shtuar se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Irani të mos sigurojë armë bërthamore. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane paralajmëroi se ende nuk ka dakordësi për çështjet kryesore. Sipas tij, Irani po punon mbi një memorandum mirëkuptimi me 14 pika, i cili...
Burimi:
vizionplus.tv