Trump thotë se Irani është ‘shumë më serioz’ në bisedime
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Uashingtoni dhe Teherani ende po zhvillojnë negociata për t’i dhënë fund konfliktit mes tyre, edhe pse sulmet janë intensifikuar në të gjithë rajonin, duke rritur më shumë rrezikun që konflikti të përshkallëzohet në një luftë të plotë në Lindjen e Mesme. “Po bisedojmë me ta. Mendoj se po tregohen seriozë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar negociatorëve iranianë. “Mendoj se... janë shumë më seriozë se sa i kemi parë ndonjëherë më parë, por kjo nuk do të thotë se do të arrijmë një marrëveshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai më 24 korrik. Trump ka folur shpesh për negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, duke pretenduar herë pas...
Burimi:
syri.net