Trump thotë se armëpushimi është ende në fuqi, pas përshkallëzimit të luftimeve mes SHBA-së dhe Iranit

Trump thotë se armëpushimi është ende në fuqi, pas përshkallëzimit të luftimeve mes SHBA-së dhe Iranit

Forcat amerikane dhe iraniane u përleshën në Gjirin Persik të enjten vonë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe u goditën sërish nga sulme ajrore, duke e rrezikuar armëpushimin njëmujor dhe duke zbehur shpresat për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë diplomatike. Përshkallëzimi i luftimeve ndodhi ndërkohë që Uashingtoni po e priste një përgjigje nga Teherani lidhur me propozimin e tij për t’i dhënë fund konfliktit, i cili nisi me bombardime të përbashkëta amerikano-izraelite në mbarë Iranin më 28 shkurt. Presidenti Donald Trump tha të premten se tri anije të marinës amerikane u sulmuan derisa po kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit, rrugës jetike detare nëpër të cilën rrjedh rreth një e pesta e transportit botëror të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Irani e ka mbyllur pothuajse plotësisht...