Trump sulmon sërish Giorgia Melonin, publikon një meme në Truth Social

Trump sulmon sërish Giorgia Melonin, publikon një meme në Truth Social

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër sulm ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni. Në platformën e tij Truth Social, Trump publikoi një meme ku shfaqet Meloni duke e vështruar atë.Postimi shoqërohet me mbishkrimin: "Duhet një urdhër kufizues" , duke lënë të kuptohet në mënyrë ironike se kryeministrja italiane është tepër e përqendruar tek ai. Ky postim vjen në një kohë kur marrëdhëniet politike mes dy liderëve kanë qenë objekt diskutimesh në media, ndërsa memeja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.