Trump shqyrton mundësinë e përdorimit për herë të parë të raketave hipersonike ‘Dark Eagle’, mund të godasin objektivat deri në 2 milje larg
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e përdorimit për herë të parë të raketave hipersonike “Dark Eagle”, ndërsa administrata e tij vlerëson opsione të reja ushtarake kundër Iranit. Sistemi “Dark Eagle”, i njohur edhe si Arma Hipersonike me Rreze të Gjatë (LRHW), është një armë e avancuar që mund të udhëtojë me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit dhe të godasë objektiva deri në rreth 2,000 milje larg. Kjo do t’i mundësonte SHBA-së të synonte lëshuesit e raketave iraniane që aktualisht ndodhen jashtë rrezes së sistemeve ekzistuese. Megjithatë, pavarësisht kërkesës nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), sistemi nuk është ende plotësisht operacional dhe ka pësuar vonesa të konsiderueshme për shkak të sfidave teknike dhe problemeve në testime. Ndërkohë, vende si Rusia dhe...
Burimi:
top-channel.tv