Trump rrit tonet ndaj Iranit: Bombardimet mund të rifillojnë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni mund të rifillojë sulmet ajrore ndaj Iranit nëse Teherani nuk “sillet siç duhet”, duke rritur tensionet mes dy vendeve.Deklarata u bë gjatë një takimi dypalësh me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, në margjinat e samitit të G7 në Evian, vetëm dy ditë pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër. “Ky nuk është një tekst përfundimtar, është një protokoll mirëkuptimi. Dhe nëse nuk më pëlqen, nëse ata nuk sillen siç duhet, ne do të fillojmë të hedhim bomba mbi kokat e tyre përsëri,” është shprehur Trump, sipas deklarimeve të raportuara. Ai shtoi se marrëveshja mbetet ende në fazë të pafinalizuar dhe se qëndrimi i SHBA-së do të varet nga sjellja...
Burimi:
javanews.al