Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për përfundimin e luftës: Nuk më pëlqen fare, është e papranueshme
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij me përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, duke e quajtur atë “krejtësisht të papranueshme”. Deklarata e tij erdhi si gjithmonë përmes platformës Truth Social, ndërsa mediat iraniane raportuan se përgjigja e Teheranit u transmetua përmes Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës. Trump ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj përgjigjes së Iranit ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës. Në postimin e tij, Trump shkroi: “Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit ‘përfaqësues’ të Iranit. Nuk më pëlqen – ËSHTË PLOTËSISHT E PAPRANUESHME! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. President DONALD J. TRUMP.” Deklarata e presidentit amerikan vjen disa orë pasi mediat iraniane raportuan se Teherani kishte...
Burimi:
top-channel.tv