Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi të dielën një seri të pazakontë postimesh në rrjetin e tij social Truth Social, ku përmes imazheve të krijuara me inteligjencë artificiale përfshiu skenarë nga udhëtimi në kohë deri te lufta me Iranin dhe aludime për një kandidim të mundshëm presidencial në vitin 2028. Brenda rreth gjashtë orësh, Trump publikoi më shumë se 40 postime, shumica e tyre të realizuara me inteligjencë artificiale. Një prej tyre paraqiste një poster imagjinar filmi me titull “Trump x Washington”, ku ai shfaqet duke udhëtuar në kohë për të shpëtuar presidentin e parë amerikan, George Washington, pranë malit Mount Rushmore. “Në të kaluarën gjithçka ishte gati të ndryshonte. Historia ishte gati të shpëtohej”, thuhej në sloganin e posterit. Trump publikoi gjithashtu një poster...