Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump provokon sërish: Venezuela, shteti i 51-të i SHBA-ve!

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar të martën, 12 maj, në platformën e tij TruthSocial një grafikë ku Venezuela paraqitet e mbuluar me flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe e shënuar si “Shteti i 51-të”. Ky postim provokues u bë ndërsa Trump ishte rrugës për në Kinë, ku pritet të marrë pjesë në një samit të nivelit të lartë. Po ashtu, një ditë para këtij postimi, në një intervistë për Fox News, ai deklaroi se po shqyrton “seriozisht” mundësinë që Venezuela të bëhet pjesë e SHBA-ve si shtet i ri. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka refuzuar kategorikisht këtë ide, duke theksuar se vendi i saj “kurrë nuk ka marrë në konsideratë” një bashkim të tillë dhe duke theksuar sovranitetin e Venezuelës. Më herët, Trump ka...