Trump për Iranin: Janë dyfytyrësh, luten për bisedime dhe pastaj thonë se nuk po negociojnë
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër udhëheqjen iraniane, duke e akuzuar Teheranin se është “jashtëzakonisht dyfytyrësh” në kontaktet me Uashingtonin. Në një postim të tij, Trump deklaroi se pala iraniane kërkon një takim me Shtetet e Bashkuara, ndërsa njëkohësisht pretendon publikisht se nuk është në negociata me SHBA-në dhe se bisedimet i zhvillon vetëm përmes Omanit. Trump kundërshtoi gjithashtu pretendimet e Iranit se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se lundrimi në këtë zonë është nën kontrollin e plotë të Marinës amerikane. Sipas tij, asgjë nuk mund të mbërrijë në Iran pa miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe kjo do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje ose, siç u shpreh ai, “dorëzim i plotë”. Presidenti amerikan tha se negociatat synojnë zgjidhjen e një...
Burimi:
vizionplus.tv