Trump për dorëheqjen e Starmer: Krimi, energjia dhe emigracioni sollën rënien e tij

Trump për dorëheqjen e Starmer: Krimi, energjia dhe emigracioni sollën rënien e tij

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, duke e cilësuar atë si “një mik në një farë mënyre”, por njëkohësisht duke kritikuar ashpër politikat e tij. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Starmer kishte bërë gabime të mëdha në çështjet e energjisë, imigracionit dhe sigurisë, të cilat sipas tij çuan në rënien politike të liderit laburist. “Ai është një mik shumë i mirë, do të thoja unë – një mik në një farë mënyre”, tha ai. Por presidenti amerikan kritikoi gjithashtu qëndrimin e Starmer ndaj aleancës së NATO-s, duke pretenduar se kryeministri britanik “nuk ishte i mirë me ne në NATO”. Trump shprehu pakënaqësi edhe për vendimin e Starmer që të mos mbështeste operacionin ushtarak...