Trump paralajmëron Iranin nga Pekini: Durimi im me Teheranin nuk do të zgjasë për shumë kohë

Trump paralajmëron Iranin nga Pekini: Durimi im me Teheranin nuk do të zgjasë për shumë kohë

Donald Trump tha se durimi i tij po mbaron për çështjen e Iranit. “Nuk do të duroj më gjatë, ata duhet të bëjnë një marrëveshje”, tha ai gjatë një interviste me Fox News në Pekin, ku po vazhdon vizitën e tij zyrtare për 2-ditore. Kujtohet se Shtëpia e Bardhë njoftoi se gjatë bisedimeve të tyre dje, Trump dhe Xi ranë dakord për nevojën për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, në një kohë tensionesh në rritje në rajon dhe shqetësimesh për sigurinë e lundrimit. Në të njëjtën intervistë, presidenti amerikan tha se do të “ndihej më mirë” nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin në duar uraniumin e pasuruar shumë të Teheranit, diçka që megjithatë do ta donte “më shumë për arsye komunikimi”. “Do...