Trump paralajmëron Gardën iraniane: Dorëzohuni ose do të vdisni! Diplomatët të kërkojnë azil

Trump paralajmëron Gardën iraniane: Dorëzohuni ose do të vdisni! Diplomatët të kërkojnë azil

Donald Trump SHBA- Në një deklaratë të mbajtur nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump u bëri thirrje forcave të sigurisë iraniane – përfshirë ushtrinë, policinë dhe anëtarët e Islamic Revolutionary Guard Corps – që të dorëzojnë armët. Ai premtoi “imunitet të plotë” për ata që braktisin regjimin aktual dhe mbështesin popullin iranian. “I bëj thirrje sërish të gjithë anëtarëve të Gardës Revolucionare iraniane, ushtrisë dhe policisë të dorëzojnë armët. Tani është momenti për të mbrojtur popullin iranian dhe për t’i ndihmuar të rimarrin vendin e tyre. Do t’ju japim imunitet të plotë”, deklaroi presidenti amerikan. Në të kundërt, ai paralajmëroi pasoja të rënda për ata që vazhdojnë luftën. “Do të jeni plotësisht të sigurt me imunitet të plotë, përndryshe do të përballeni me një vdekje...