Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk janë parë kurrë më parë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se rikuperimi i uraniumit të pasuruar nga Irani do të jetë një proces “i gjatë dhe i vështirë”. Në një postim, ai përmendi operacionin e koduar Midnight Hammer, i cili u zhvillua nga SHBA në qershorin e kaluar dhe përfshiu 125 avionë ushtarakë amerikanë që shënjestruan tre objekte bërthamore iraniane: Fordo, Natanz dhe Isfahan. Trump theksoi se bisedimet e paqes me Iranin pritet të fillojnë këtë javë në Pakistan, duke shtuar se ai ka epërsinë në çdo negociatë. “Unë po fitoj një luftë, gjërat po shkojnë shumë mirë,” shkroi ai, duke nënvizuar se marrëveshja e re do të jetë “shumë më e mirë se JCPOA”, marrëveshja e arritur në vitin 2015 nga administrata Obama. Presidenti amerikan mohoi raportimet se është nën presion...
Burimi:
javanews.al