Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur optimist në lidhje me bisedimet e vazhdueshme me Iranin, duke thënë se “nuk dihet kurrë” se ku mund të çojnë ato, ndërsa insiston se negociatat po vazhdojnë pa ndërprerje. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Nuk dihet kurrë se ku mund të na çojnë negociatat por siç i thashë Iranit: Është koha, në një mënyrë ose në një tjetër, që ju të bëni një Marrëveshje”. Kjo deklaratë vjen në një moment delikat për marrëdhëniet SHBA-Iran, pas muajsh tensionesh të larta, sulmesh ushtarake, dhe përpjekjesh për një armëpushim dhe marrëveshje paqeje. Bisedimet kanë qenë të ndërlikuara, me ngritje e ulje, duke përfshirë edhe pezullime të përkohshme nga ana e Iranit. Trump ka...