Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një nismë të re për të mbështetur financiarisht organizata të shoqërisë civile, OJQ dhe institucione kulturore në Europë që promovojnë vlerat konservatore dhe sovraniste, raporton Financial Times. Programi, i quajtur “Civilizational Bonds” (“Lidhjet e qytetërimit”), synon të forcojë grupet që mbështesin sovranitetin kombëtar, politika më të ashpra për emigracionin, lirinë e shprehjes dhe kundërshtojnë disa prej rregulloreve europiane që, sipas Uashingtonit, dëmtojnë kompanitë amerikane, veçanërisht ato të teknologjisë. Sipas raportimit, Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndajë rreth 5 milionë dollarë, të cilat do t’u akordohen dy ose tre projekteve fituese përmes një procesi aplikimi që përfundon më 12 gusht. Nisma është pjesë e strategjisë së administratës Trump për të zgjeruar ndikimin e saj ideologjik në Europë....
Burimi:
javanews.al