Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin temperaturat” për transportin ndërkombëtar detar! Në qendër të vëmendjes është ishulli Kharg, “zemra” e naftës së Iranit
Përplasja gjithnjë e më e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po krijon shqetësime të reja për transportin detar ndërkombëtar, ndërsa ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se Lindja e Mesme po hyn në një nga periudhat më të paqëndrueshme të viteve të fundit. Në raportin e saj më të fundit, Grupi i Riskut EOS vlerëson se situata në Ngushticën e Hormuzit, Gjirin e Omanit dhe Detin e Kuq mbetet jashtëzakonisht e brishtë, ndërsa rreziku për anijet tregtare vazhdon të jetë i lartë. Në qendër të zhvillimeve janë deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi për goditje të reja ndaj Iranit dhe la të hapur mundësinë e marrjes nën kontroll të Ishulli Kharg, qendra më e rëndësishme e eksporteve të naftës së...
Burimi:
vizionplus.tv