Trump: Nëse nuk pranohen kushtet tona, godasim sërish Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende të kënaqura me kushtet e marrëveshjes që po negociohet me Iranin, duke paralajmëruar se Uashingtoni mund të rikthejë sulmet ushtarake nëse nuk arrihet një dakordësi përfundimtare. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtepinë e Bardhë, Trump u shpreh se Teherani dëshiron “shumë” të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, por sipas tij, negociatat ende nuk kanë prodhuar rezultatet e kërkuara nga SHBA-ja. “Ata duan të bëjnë marrëveshje sepse nuk kanë shumë alternativa”, tha Trump para gazetarëve. Ai shtoi se nëse negociatat dështojnë, SHBA-ja është e gatshme “ta përfundojë punën”. Deklaratat vijnë pasi televizioni shtetëror iranian publikoi detaje të një draft-marrëveshjeje, ku pretendohej se SHBA do të hiqte bllokadën detare ndaj porteve...
Burimi:
opinion.al