Trump në “karantinë dixhitale” në Pekin/ Shtëpia e Bardhë kufizon telefonat për shkak të frikës nga hakerat
Një nga sfidat e shumta logjistike me të cilat Presidenti Donald Trump dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë janë përballur gjatë vizitës në Pekin lidhet me sigurinë kibernetike dhe përdorimin e pajisjeve personale. Presidentit, si të gjithë udhëtarëve në Kinë, iu është kërkuar të mos përdorin pajisje personale për të mbrojtur të dhënat nga hakerat. Ky kufizim ka sjellë vështirësi për Trumpin, i cili njihet si përdorues i shpeshtë i telefonit – duke telefonuar miq, duke komunikuar me gazetarë dhe duke postuar në rrjetet sociale. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se presidenti nuk po e përdor telefonin e tij personal gjatë qëndrimit në Kinë. Postimet në llogarinë e tij në Truth Social janë kufizuar gjatë samitit dhe, sipas burimeve, mund të jenë menaxhuar...
Burimi:
top-channel.tv