Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

Bordi i Paqes për Gazën, i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur rindërtimin dhe qeverisjen e Rripit të Gazës, do të zhvillojë një takim të rëndësishëm në Qipro më 30 qershor, me qëllim rishikimin dhe përshtatjen e strategjisë së tij pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Sipas POLITICO, takimi do të zgjasë dy deri në tre ditë dhe synon të “rivendosë fokusin” e bordit, pasi lufta mes Izraelit dhe Iranit ka zhvendosur vëmendjen ndërkombëtare nga Gaza gjatë muajve të fundit. Në mbledhje pritet të marrin pjesë përfaqësues të Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, një organ teknokratësh palestinezë i krijuar për të zëvendësuar Hamasin në administrimin e territorit, si dhe përfaqësues nga zyra e Nikolai Mladenov, ish-diplomatit bullgar të emëruar...