Trump: Marrëveshja me Iranin është negociuar, ata vetëm duhet ta nënshkruajnë atë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin është negociuar dhe pritet vetëm që udhëheqësit në Teheran ta nënshkruajnë atë. Komentet Trump i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se pjesë e marrëveshjes është ndalimi i plotë i Iranit nga e drejta për të pasur armë bërthamore. “Marrëveshja me Teheranin është negociuar plotësisht dhe iranianët thjesht duhet të fillojnë ta nënshkruajnë atë, por po e vonojnë sepse e dinë se është e rëndësishme”, tha mes të tjerash Trump. Trump ka theksuar gjithashtu se marrëveshja e tij “ndalon plotësisht pasjen e armëve bërthamore”, ndërsa ajo e arritur nga Barack Obama hapi “rrugën drejt armëve bërthamore”.
Burimi:
opinion.al