Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Trump: Lufta në Ukrainë mund të kishte përfunduar brenda një dite

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Rusia kishte mundësi ta përfundonte luftën në Ukrainë që në ditën e parë të pushtimit, por një vendim i gabuar ushtarak pengoi avancimin e saj drejt Kievit. Duke folur për fillimin e konfliktit, lideri amerikan tha se forcat ruse kishin një numër të madh tankesh që po lëviznin në drejtim të kryeqytetit ukrainas përmes një autostrade të fortë dhe të përshtatshme për lëvizje të mjeteve të rënda. “Sikur të kishin vazhduar në atë rrugë, do të kishin qenë në Kiev brenda disa orësh”, u shpreh ai, duke pretenduar se Ukraina në atë moment nuk do të kishte pasur mundësi t’i ndalte. Sipas tij, një komandant rus vendosi që në vend të përdorej rruga kryesore, trupat të kalonin përmes...