Trump: Lufta e ka dobësuar Iranin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar sërish kritikët e marrëveshjes kornizë që ai arriti me Iranin për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se lufta e ka dobësuar ndjeshëm Iranin, duke përsëritur pretendimin e tij se SHBA-ja e ka mposhtur ushtarakisht vendin. “Lufta e ka dobësuar Iranin. Ai nuk ka më Forca Ajrore, Marinë, pajisje kundërajrore, radar apo praktikisht asgjë tjetër, e megjithatë demokratët thonë se Irani është më mirë tani sesa ishte katër muaj më parë. A mund ta imagjinoni të shpëtoni pa u ndëshkuar? Sa budallenj mund të jenë disa njerëz”, shkroi Trump. Ndërkohë, bisedimet e planifikuara mes Iranit dhe SHBA-së, të cilat pritej të zhvilloheshin në vendpushimin malor...
Burimi:
syri.net