Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!
Presidenti amerikan Donald Trump la në gjysmë një intervistë në emisionin Meet the Press të NBC, pasi vazhdimisht pretendoi se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar. Largimi i papritur i presidentit amerikan erdhi gjatë një debati të tensionuar midis tij dhe Kristen Welker të NBC gjatë një interviste që ishte bërë të premten në Wisconsin, por që u transmetua të dielën. Trump pretendoi gjithashtu se gara për guvernator të Kalifornisë ishte e manipuluar, ndërsa përsëriti deklaratat për zgjedhjet që humbi 6 vjet më parë ndaj demokratit Joe Biden. Kur Welker më vonë u përpoq të bënte pyetje shtesë, Trump vazhdoi të pohonte se NBC ishte mashtruese dhe e mbylli intervistën. “Le ta ndërpresim sepse kam pasur mjaft. “Faleminderit, e dashur. Kalofshi mirë”, është shprehur ai....
Burimi:
javanews.al