Trump-Iranit: Nëse nuk arrini marrëveshje, do të kaloni kohë shumë të vështira

Trump-Iranit: Nëse nuk arrini marrëveshje, do të kaloni kohë shumë të vështira

Presidenti amerikan Donald Trump ka rinovuar paralajmërimet ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ‘do të kalojë momente shumë të vështira’ nëse nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë telefonike për televizionin francez BFMTV, Trump u shpreh se Irani ‘do të bënte më mirë të arrijë një marrëveshje’, duke shtuar se vendi ka interes ta përfundojë një ujdi të tillë. Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ku çështja e programit bërthamor iranian mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes. Trump ka përdorur shpesh gjuhë të fortë ndaj Iranit, duke paralajmëruar pasoja në rast të dështimit të negociatave, ndërsa administrata e tij vazhdon të theksojë nevojën për një marrëveshje të re dhe më të ashpër....