Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave

Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin, por paralajmëroi se është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake nëse diplomacia dështon. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se preferon një zgjidhje diplomatike, por theksoi se SHBA-ja ka kapacitetin për të goditur infrastrukturën iraniane nëse është e nevojshme. “Ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën. Do të preferoja një marrëveshje, sepse nuk dua të prek 91 milionë njerëz”, u shpreh ai. Presidenti amerikan përsëriti se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, duke shtuar se nuk synon ndryshimin e regjimit në Teheran. Më vonë, gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se operacionet...