Trump informohet sot për planet e reja ushtarake ndaj Iranit, në tryezë skenarë për sulme dhe bllokadë detare

Trump informohet sot për planet e reja ushtarake ndaj Iranit, në tryezë skenarë për sulme dhe bllokadë detare

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë sot një informim të detajuar mbi opsionet e reja ushtarake kundër Iranit nga komandanti i CENTCOM-it, Admirali Brad Cooper, në një moment të ndjeshëm për situatën në Lindjen e Mesme. Sipas burimeve të cituara nga Axios, në tryezë janë disa skenarë operacionalë që variojnë nga sulme të kufizuara deri te operacione më të gjera ushtarake, ndërsa administrata amerikane po shqyrton hapat e mundshëm në rast se negociatat me Teheranin nuk japin rezultat. Tre burime të njohura me çështjen thonë se CENTCOM ka përgatitur një plan për një seri sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” ndaj infrastrukturës kritike të Iranit, me synimin për të rritur presionin dhe për ta detyruar Teheranin të rikthehet në tryezën e bisedimeve, me më...