Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban ose përballuni me pasoja

Trump i vendos ultimatum Iranit: Ndalni ndërhyrjet në Liban ose përballuni me pasoja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka drejtuar një paralajmërim të ri të ashpër Iranit, duke i kërkuar Teheranit të ndalojë menjëherë veprimet e aleatëve dhe organizatave të armatosura që, sipas tij, po shkaktojnë trazira në Liban. Në një postim në platformën e tij sociale, Trump deklaroi se Irani duhet t’u japë fund aktiviteteve të “përfaqësuesve të tij të paguar shtrenjtë” në Liban, duke lidhur ruajtjen e stabilitetit në rajon me sjelljen e forcave pro-iraniane. “Teherani duhet të ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij të paguar shtrenjtë në Liban që të mos shkaktojnë probleme”, shkroi Trump, duke theksuar edhe një herë tensionet e vazhdueshme mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran. Presidenti amerikan shkoi edhe më tej në deklaratën e tij, duke paralajmëruar se nëse...