Trump “hakmerret” ndaj Merz, presidenti kërcënon me tkurrjen e trupave amerikane në Gjermani

Trump “hakmerret” ndaj Merz, presidenti kërcënon me tkurrjen e trupave amerikane në Gjermani

Vetëm pak pasi kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se SHBA po poshtërohej nga Irani në tryezën e bisedimeve, mbërriti shpagimi i Donald Trumpit. Presidenti amerikan shkroi në Truth Social, se administrata e tij po “shikon mundësinë e reduktimit të trupave të SHBA-së në Gjermani, dhe vendimi përfundimtar pritet të merret brenda një periudhe të shkurtër. Merz u shpreh në fillim të javës se ekipi i Trump po tejkalohej nga pala tjetër ne bisedimet që synojnë fundin e konfliktit me Republikën Islamike dhe rihapjen e ngushticës së Hormuzit. “Iranianët janë padyshim shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë në mosnegociimin, duke i bërë amerikanët të udhëtojnë drejt Islamabadit dhe pastaj të largohen përsëri pa arritur asnjë rezultat”, tha kancelari gjerman. Një ditë...