Trump godet Starmer, krizat që mund të rrëzojnë kryeministrin britanik dhe përplasja e re me SHBA-në
Donald Trump ka rritur sërish presionin ndaj homologut të tij britanik, Keir Starmer, duke paralajmëruar se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar përballet me pengesa serioze politike dhe një situatë të brishtë në pushtet. Sipas deklaratave të bëra nga presidenti amerikan gjatë një udhëtimi në Air Force One pas vizitës në Kinë, marrëdhëniet mes Downing Street dhe Shtëpisë së Bardhë janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi çështjen e Iranit dhe politikën energjetike. Trump u shpreh se Starmer është “një njeri i mirë”, por shtoi se mbijetesa e tij politike mund të varet nga mënyra se si trajton çështje të rëndësishme të brendshme, si imigracioni dhe politika energjetike.“Do të jetë e vështirë për të, përveç nëse ai e rregullon...
Burimi:
top-channel.tv