Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të zbulimit amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump emëroi sot aleatin e tij besnik Bill Pulte si drejtor të përkohshëm të Agjencisë Kombëtare të Zbulimit (DNI), pavarësisht mungesës së përvojës së tij në fushën e sigurisë kombëtare. Pulte do të zëvendësojë Tulsi Gabbard, e cila dha dorëheqjen në fund të majit pas raportimeve për mosmarrëveshje me Trump lidhur me politikën ndaj Iranit. Pulte, 38 vjeç, aktualisht drejton Agjencinë Federale të Financimit të Banesave dhe mbikëqyr gjigantët hipotekorë “Fannie Mae” dhe “Freddie Mac”.  Presidenti Trump deklaroi se ai do të vazhdojë të mbajë edhe këto poste, duke vlerësuar aftësinë e tij për të menaxhuar “çështjet më të ndjeshme në Amerikë”. Emërimi ka shkaktuar kritika të forta nga demokratët. Senatori Mark Warner tha se Pulte duket se është zgjedhur për t’i...