Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

Rriten sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës pasi, gati një vit pas kërcënimeve të para për aneksimin e Groenlandës, Donald Trump ka emëruar një të dërguar special për ishullin më të madh në botë. Bëhet fjalë për guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, veteran i ushtrisë dhe ish-polici, i cili ka qenë anëtar i Kongresit dhe prokuror i përgjithshëm i shtetit deri në vitin 2023. Në të kaluarën, Landry ka shprehur mbështetjen e tij për idenë që territori i Danimarkës të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. “Presidenti Donald Trump ka absolutisht të drejtë! Duhet të sigurohemi që Groenlanda t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara. Shumë mirë për ta, shumë mirë për ne! Ta bëjmë!”, kishte shkruar ai disa kohë më parë në X. Dhe menjëherë pas...