Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

Donald Trump deklaroi se lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i përfshirë në bisedimet për fundin e luftës dhe u shpreh se “do të donte ta takonte atë”. Khamenei ndërkohë nuk është parë në publik që nga fillimi i konfliktit dhe ka folur vetëm përmes deklaratave me shkrim të lexuara në televizion. Zyrtarë amerikanë kanë dalë vazhdimisht me pretendime se ai është i paaftë për të vepruar apo se po trajtohet për plagë të rënda të marra në bombardimet që i kushtuan jetën babait të tij, Ali Khamenei. Trump tha për New York Post se “Mojtaba është i përfshirë” në negociata dhe se “ata kanë shumë respekt për të”, ndonese theksoi sakaq se nuk e ka takuar kurrë dhe nuk di shumë për gjendjen...