Trump: Do ju godasim sonte/ Irani: Po ju presim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se administrata e tij mund të ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke përmendur si objektiva të mundshëm infrastrukturën kritike civile të vendit. Gjatë një takimi dypalësh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në margjinat e samitit të NATO-s, Trump deklaroi se një sulm i mundshëm mund të jetë i përmasave të mëdha. “Mund të jetë një sulm i madh dhe do të nxjerrë jashtë funksionit shumë gjëra,” u shpreh ai. Trump përmendi centralet elektrike si objektiva të mundshëm, duke shtuar: “Do t’i shkatërrojmë. Nuk dua ta bëj këtë, por nëse do të jetë e nevojshme, do t’i godasim.” Ai përmendi gjithashtu impiantet e desalinizimit, të cilat janë jetike për furnizimin me ujë të pijshëm, duke...
Burimi:
ntv.al