Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës, bisedimet vazhdojnë në 60 ditët e ardhshme

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës, bisedimet vazhdojnë në 60 ditët e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve. Dokumenti, i përbërë nga 14 pika, parashikon që të dyja palët të vazhdojnë negociatat për të arritur një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve të ardhshme. Afati mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve. Marrëveshja përfshin gjithashtu rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit dhe angazhimin e SHBA-së për të hequr të gjitha llojet e sanksioneve ndaj Teheranit. Presidenti Trump, i cili ka paralajmëruar Iranin që të respektojë kushtet e marrëveshjes, nënshkroi versionin fizik të dokumentit gjatë një darke të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në  Pallatin e...