Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se kishte folur me udhëheqësin e Sirisë në lidhje me luftën kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, një ditë pasi presidenti amerikan kritikoi Izraelin për vrasjen e shumë civilëve pa arritur ndonjë rezultat. I pyetur në samitin e G7 në Evian të Francës, nëse kishte folur me Presidentin sirian Ahmed al-Shara për Hezbollahun, Trump pohoi me kokë dhe tha “po”. I pyetur nëse Shara ishte i gatshëm të angazhohej me grupin militant shiit, presidenti amerikan tha se do të fliste për këtë më vonë. Dje, Trump kritikoi taktikat e Izraelit në luftën kundër Hezbollahut, ndërsa vlerësoi gjithashtu Sharan, i cili mori pushtetin në Siri në vitin 2025 pas viteve të luftës civile dhe ka ndërmarrë hapa...
Burimi:
opinion.al