Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti kur i ofron karamele të pranishmëve
Një moment i pazakontë gjatë funeralit të senatorit republikan amerikan Lindsey Graham është bërë viral në rrjetet sociale. Kamerat filmuan presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i pëshpëritur diçka zëvendëspresidentit JD Vance, ndërsa ceremonia po zhvillohej në Katedralen Kombëtare në Uashington. Sipas Nicola Hickling, një eksperte për leximin e buzëve, Trump i tha Vance: “I gjeta këto në xhepin tim. Do një?“, duke iu referuar disa karameleve. Vance, sipas të njëjtit interpretim, u përgjigj: “Jo, jam mirë.” Ekspertja pretendon se më pas Trump ia ofroi karamelet edhe Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, duke i thënë: “Do të ndihesh më i freskët.” Two hours into Lindsey Graham’s funeral, President Trump has started dealing Tic-Tacs to Vance and Bessent, giving them a laugh 😂 47 has looked...
Burimi:
vizionplus.tv