Tronditet rrethi i Zelensky-t! Ish-bashkëpunëtori i ngushtë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash
Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pasi autoritetet kundër korrupsionit në Ukraina kanë njoftuar se ish-kreu i zyrës presidenciale dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Andriy Yermak, konsiderohet i dyshuar në një çështje të madhe korrupsioni dhe pastrimi parash. Sipas deklaratës së autoriteteve ukrainase kundër korrupsionit, Yermak dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale që ka pastruar rreth 10.5 milionë dollarë përmes projekteve të banesave luksoze pranë Kievit. Megjithëse emri i të dyshuarit nuk u publikua zyrtarisht, siç parashikon ligji ukrainas, mediat vendase e identifikuan atë si Andriy Yermak. Në një prononcim për Radio Liberty, ai mohoi të zotëronte prona në kompleksin në fjalë dhe refuzoi të komentonte më tej. Çështja lidhet me një hetim më të...
Burimi:
syri.net