“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale
Komiteti i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA ka hapur një hetim ndaj deputetit demokrat Jimmy Gomez, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, sipas tre burimeve të cituara nga CNN. Burimet për CNN, të cilat kërkuan të mbeten anonime, bëjnë të ditur se paneli ka nisur kontaktet fillestare për të verifikuar një artikull të “New York Post”, ku pretendohej se Gomez ishte parë duke u puthur me një asistente gjatë një feste private në vitin 2023. Zëdhënësi i tij i kishte mohuar këto akuza, duke i cilësuar si “të pavërteta”. Sipas raportimeve, gjatë verifikimeve të këtij rasti, hetuesit kanë marrë informacione edhe për pretendime të tjera të ngjashme, të cilat tashmë po shqyrtohen në kuadër të hetimit. Në një deklaratë publike, Gomez pranoi...
Burimi:
top-channel.tv