Tronditëse në SHBA, 22-vjeçari dyshohet se vrau fqinjën për zhurmën e takave dhe më pas një kolege pune

Tronditëse në SHBA, 22-vjeçari dyshohet se vrau fqinjën për zhurmën e takave dhe më pas një kolege pune

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Long Island në Shtetet e Bashkuara, ku një emigrant i paligjshëm 22-vjeçar nga El Salvadori akuzohet për dy vrasje brutale të kryera brenda pak orësh. Sipas autoriteteve amerikane, Ronnie Yahir Alvarenga Rivera dyshohet se vrau fillimisht fqinjën e tij, 57-vjeçaren Raquel Hernandez Castillo, pasi ishte irrituar nga zhurmat që ajo bënte në apartamentin ku jetonte. Prokurorja e Qarkut Nassau, Ann Donnelly, deklaroi se Rivera u tha hetuesve se zhurma e takave të larta të gruas dhe fakti që ajo fliste me zë të lartë në telefon po e “çmendnin”. Sipas akuzës, më 30 prill ai e sulmoi gruan me thikë, duke e goditur rreth 50 herë. “Kur u arrestua, rrobat e tij ishin të mbuluara me gjak”, tha...