Trilloi shtatzëninë dhe lindjen e bebes, flet për herë të parë 23-vjeçarja që mashtroi familjen dhe partnerin: Kisha frikë se ai do më lerë

Trilloi shtatzëninë dhe lindjen e bebes, flet për herë të parë 23-vjeçarja që mashtroi familjen dhe partnerin: Kisha frikë se ai do më lerë

Kira Cousins, 23-vjeçarja nga Airdrie e Skocisë, ka folur për herë të parë për skandalin që bëri xhiron e botës, pasi mashtroi ish-partnerin dhe familjarët duke i bërë të besonin se kishte lindur një vajzë, ndërsa në të vërtetë kishte përdorur një kukull plastike të ngjashme me një bebe. Kira kishte pretenduar për muaj të tërë se ishte shtatzënë me vajzën që do ta quante Bonnie-Leigh Joyce. Ajo përdori një bark artificial, publikoi foto ekografish, ndau në rrjete sociale përgatitjet për ardhjen e bebes dhe organizoi edhe një festë madhështore për zbulimin e gjinisë së fëmijës, ku ishte fotografuar së bashku me partnerin e atëhershëm, Jamie Gardner. Në intervistën e saj të parë, Kira pranoi se ajo që bëri ishte e gabuar, por tha se...