Tregjet globale, rriten çmimet e naftës mes tensioneve SHBA-Iran
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm, mes shqetësimeve për përshkallëzim të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit në Ngushtica e Hormuzit. Sipas raportimeve, marina iraniane ka pretenduar se ka penguar dy anije amerikane të hyjnë në këtë korridor kyç për tregtinë globale të energjisë. Nafta Brent, referenca globale, është rritur me 3.8%, duke arritur në 112.3 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta amerikane WTI është rritur në 105.6 dollarë për fuçi. Këto çmime pasqyrojnë kontratat për dorëzim në muajt e ardhshëm, duke reflektuar pritshmëritë e tregut për rrezikun e furnizimit. Edhe pse SHBA ka njoftuar një plan për të mbështetur kalimin e lirë të anijeve tregtare, mbetet skepticizëm nëse një eskortë detare do të jetë e mjaftueshme për të garantuar sigurinë në zonë. Ekspertët...
Burimi:
top-channel.tv