Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Do të vijojë edhe këtë të premte bllokimi i aksit Kakavijë-Janinë si pasojë e protestave që fermerët grekë po mbajnë prej disa javësh. Policia Kufitare e Kakavijës pas njoftimit nga pala greke, ka bërë me dije se nga ora 19:00 e deri në 22:00 të ditës së sotme (19 dhjetor) do të jetë i bllokuar aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Policia kufitare ka sqaruar se do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet e emergjencave shtetërore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak...