Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës dhe një grupi kriminal shqiptar, 41 persona të arrestuar, si funksiononte skema
Nga një qytet i Toskanës në Itali kalonin çdo vit deri në 100 milionë euro pa lënë pothuajse asnjë gjurmë bankare. Sipas hetimeve të antimafias italiane, në Prato funksiononte një lloj “banke fantazmë” që garantonte pagesa të padukshme për trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe transaksionet mes kompanive tekstile kineze në Europë. Mes klientëve të saj, sipas prokurorëve, ishin organizata të njohura mafioze italiane si Sacra Corona Unita, Ndrangheta dhe Camorra, por edhe një grup kriminal shqiptar. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Antimafia e Firences dhe Policia italiane çoi në arrestimin e 41 personave, mes tyre italianë, kinezë dhe shqiptarë, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 60 milionë euro. Në qendër të hetimit ndodhet një shtetas kinez 50-vjeçar, i dënuar më parë për...
Burimi:
vizionplus.tv