Tragjike në Venecia/ Humb jetën një 20-vjeçar pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos, shpëtojnë mrekullisht dy të tjerë

Tragjike në Venecia/ Humb jetën një 20-vjeçar pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos, shpëtojnë mrekullisht dy të tjerë

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në Venecia, pasi u mbyt në ujërat pranë zonës së San Polos. Sipas raportimeve, i riu ishte pjesë e një grupi prej tre personash që përfunduan në ujë. Dy prej tyre arritën të shpëtohen nga një varkë që po kalonte aty pranë, ndërsa i treti nuk doli më në sipërfaqe. Trupi i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm pranë kazermave të Guardia di Finanza. Zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 05:30, duke nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Në vendngjarje u angazhuan dy njësi zjarrfikëse të lagunës nga Dorsoduro, të mbështetura nga zhytës rajonalë, të cilët kryen kërkime intensive në zonë. Rreth orës 07:15, trupi i të riut u lokalizua dhe u nxor nga uji. Në operacion morën pjesë gjithashtu karabinierët dhe ekipet...