Tragjike në Maqedoni, kamioni përplaset me BMW-në, humbin jetën 4 persona

Tragjike në Maqedoni, kamioni përplaset me BMW-në, humbin jetën 4 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë në Maqedoninë e Veriut, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një kamioni me targa nga Kosova dhe një veture BMW. Sipas raportimeve nga mediat në Maqedoninë e Veriut, përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që automjeti tip BMW të përfshihej menjëherë nga flakët, ndërsa personat që ndodheshin brenda tij nuk kanë mundur të shpëtojnë. Detaje të reja dhe tronditëse po dalin nga kjo ngjarje e rëndë. ALSAT mëson paraprakisht se drejtuesi i kamionit ka mbijetuar, ndërsa sipas informacioneve të para dyshohet se ai kishte humbur vetëdijen nga lodhja, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke shkaktuar aksidentin fatal. Burime policore nga vendi i ngjarjes kanë bërë...