Tragjedia me 228 viktima në Oqeanin Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë pas 17 vitesh
Air France dhe Airbus janë shpallur fajtorë për vrasje të paqëllimshme në lidhje me tragjedinë ajrore të vitit 2009, ku humbën jetën 228 persona pas rrëzimit të një avioni në Oqeanin Atlantik. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në Paris, e cila i shpalli fajtorë kompaninë ajrore dhe prodhuesin e avionëve për përgjegjësi korporative në aksidentin tragjik të fluturimit që po udhëtonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit. Sipas hetimeve, avioni u përball me kushte të vështira atmosferike gjatë fluturimit mbi Atlantik, ndërsa hyri në një stuhi të fortë. Më pas ai humbi kontrollin dhe u rrëzua në oqean, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord. Ky vendim vjen pasi në prill të vitit 2023 një gjykatë tjetër kishte liruar më parë...
Burimi:
top-channel.tv