Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133 persona në bord

Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133 persona në bord

Dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur pasi një traget u fundos në brigjet e Guajanës, në Amerikën e Jugut, mbrëmjen e së shtunës (18 korrik), ndërsa në bord ndodheshin gjithsej 133 persona. Sipas autoriteteve, deri më tani janë shpëtuar 67 persona, mes tyre 15 fëmijë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në përpjekje për të gjetur të mbijetuarit e tjerë. Mediat lokale raportojnë se një kullë e kontrollit të trafikut ajror mori një sinjal emergjence në orën 23:01, sipas orës lokale, nga trageti MV Barima, çka çoi në nisjen e menjëhershme të operacionit të kërkim-shpëtimit. Anija u fundos në Oqeanin Atlantik, ndërsa ishte duke lundruar drejt fshatit Port Kaituma. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur portin nga i cili ishte nisur trageti dhe as shkaqet...