Tragjedi! Pesë turistë italianë humbin jetën gjatë një zhytjeje
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maldive, ku pesë turistë italianë humbën jetën gjatë një zhytjeje në ujërat pranë zonës turistike të Alimathaa. Mes viktimave raportohet të jetë edhe një studiues nga Xhenova. Sipas mediave lokale dhe autoriteteve, turistët ndodheshin në një anije private zhytjeje dhe kishin hyrë në ujë në orët e paradites. Alarmit iu dha rreth orës 10:45 me orën italiane, pasi zhytësit nuk dolën më në sipërfaqe. Menjëherë pas njoftimit, autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në zonë. Pak kohë më vonë, trupat e pesë turistëve u gjetën në det. Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes së turistëve mbetet ende i paqartë. Raportimet...
Burimi:
vizionplus.tv