Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil
Një tragjedi e rëndë ka goditur Sudanin verior, ku të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas mbytjes së një anijeje në lumin Nil mbrëmjen e së mërkurës. Autoritetet lokale njoftuan se deri më tani janë gjetur 21 trupa, pa dhënë ende detaje mbi shkaqet e aksidentit. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur. Sipas dëshmitarëve që folën për AFP, varka mbante rreth 30 persona kur u përmbys mes fshatrave Taiba al-Kawad dhe Deim al-Qarai, pranë qytetit Sendi, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit Khartum. Gjashtë persona arritën të shpëtohen. Në një reagim në Facebook, autoritetet e shtetit të Nilit e cilësuan ngjarjen si një “tragjedi të tmerrshme humanitare”, duke theksuar se ajo nxjerr në pah cenueshmërinë e transportit lumor dhe...
Burimi:
javanews.al